Gazetari dhe paparazzi i njohur italian Fabrizio Corona njoftoi pak kohë më parë se ishte infektuar me COVID-19.
Njoftimin e dha vetë ai në rrjetet sociale ku tregoi gjithashtu se prej tre ditësh kishte temperaturë të lartë, ndërsa më pas dhimbje fyti.
Ish bashkëshortja e tij Nina Moric ndërkaq e ka akuzuar gazetarin se ka rrezikuar shëndetin e të birit duke e marrë në shtëpi ndërkohë që ishte i sëmurë dhe duhej të qëndronte në izolim.
E gjithë kjo situatë ka shkaktuar një skandal të vërtetë mediatik duke nxitur një reagim shumë të ashpër nga vetë Corona i cili ka reaguar në instagram duke shfryrë gjithë mllefin kundër ish bashkëshortes të cilën e ka quajtur të sëmurë mendore që nuk është aspak e aftë të kujdeset për të birin.
Ai gjithashtu ka thënë se ajo është e alkolizuar dhe madje e droguar dhe se e biri e ka gjetur disa herë në gjendje aspak të mirë në shtëpi.
https://www.instagram.com/p/CGgBON8IISt/Link: https://www.instagram.com/p/CGgBON8IISt/
Burimi i lajmit: https://www.isaechia.it/fabrizio-corona-positivo-covid-nina-moric-accusa-invitato-carlos-casa-sua-chiamato-112/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFUSbW-lcli/