Home ShowBiz Emocionuese, politikani i propozon spikeres së lajmeve live tek Rudina
Emocionuese, politikani i propozon spikeres së lajmeve live tek Rudina
0

Emocionuese, politikani i propozon spikeres së lajmeve live tek Rudina

0
0

Spikerja e lajmeve Fabiola Hoxha ka marrë propozimin më të bukur për martesë që do ta mbajë mend gjatë dhe që e ka emocionuar pafund.

Partneri i saj Indrit Hoxha që është gjithashtu i angazhuar në politikë si anëtar I Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka menduar ti bëjë një surprizë partneres duke e propozuar live në emisionin e Rudinës në “Tv Klan”.

Ata ishin të ftuar aty për të treguar historinë e tyre të dashurisë dhe se si janë njohur me njëri tjetrin, 5 vite më parë.

Në një moment ai e fton të vallëzojnë dhe më pas nxjerr kutinë e unazës dhe ulet në gjunjë, duke e bërë partnerën të shpërthejë në lot nga emocionet.

Ajo është emocionuar shumë nga surpriza të cilën dukej që nuk e priste, ndërsa thotë se Indriti edhe pse nuk është shumë i zoti me fjalët është shumë i mirë me surprizat, pasi kjo nuk është hera e parë që e surprizon.

https://www.youtube.com/watch?v=OYy7ik_P3b8&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=OYy7ik_P3b8&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGsUT4DnF89/