Home ShowBiz Romantike e çmendur si Dojna, moderatorja flet për herë të parë për partnerin
Romantike e çmendur si Dojna, moderatorja flet për herë të parë për partnerin
0

Romantike e çmendur si Dojna, moderatorja flet për herë të parë për partnerin

0
0

Moderatorja Dojna Mema është përfolur së fundmi në media për një raport dashurie me këngëtarin Vlashent Sata.

Ajo ishte në një udhëtim së fundmi nga ku postoi një foto me dorën e partnerit.

Duke parë ndërkohë fotot nga të njëjtat vende në të njëjtën periudhë kohore, mediat aluduan se ajo dhe Vlashenti janë në një lidhje.

Por Dojna ka treguar se gjithçka ka qenë rastësore lidhur me fotot në të njëjtat vende.

Me Vlashentin thashethemet lindën pas këngës ku ajo ishte modele, por Dojna tha gjatë një interviste për “Ëhy Not” se në fakt lidhja e saj zgjat tashmë prej dy vitesh e gjysmë.

Ajo tha gjatë intervistës se ka dy vjet e gjysmë që i rreh zemra fort për dikë duke e mohuar kështu në një farë mënyrë lidhjen e saj me Vlashentin.

Moderatorja tregoi gjithashtu se është një tip shumë romantik në një lidhje, madje mund të quhet një romantike e çmendur, pasi ka bërë gjëra të guximshme për dashurinë.

https://www.youtube.com/watch?v=QFwXbxRPOU4&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=QFwXbxRPOU4&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFHbRM5hui6/