Home Aktualitet Vajza nxirret gjallë nga rrënojat, ja momenti prekës kur përqafon të atin
Vajza nxirret gjallë nga rrënojat, ja momenti prekës kur përqafon të atin
0

Vajza nxirret gjallë nga rrënojat, ja momenti prekës kur përqafon të atin

0
0

Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6,6 i shkallës rihter ka goditur një ishull në Greqi shumë afër Turqisë gjatë mesditës së djeshme.

Në media kanë qarkulluar pamje të frikshme të momentit të tërmetit i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, fatkeqësisht edhe viktima.

Ndërkohë një moment mjaft emocionues është ai kur një vajzë është nxjerrë gjallë nga rrënojat ku kishte ngelur e bllokuar.

Ekipet e shpëtimin shihen teksa ndihmojnë vajzën të eci e cila përqafon më pas e emocionuar të atin, ndërsa në sfond dëgjohen duartrokitje për këtë moment emocionues.

Deri tani numri i viktimave ka shkuar në 27, ndërsa janë rregjistruar edhe 370 pasgoditje, 35 prej të cilave me magnitudë mbi 4 ballë.

Ndërkohë skuadrat e shpëtim kërkimin, po vijojnë punën në terren për të kërkuar personat që kanë mbetur nën rrënoja.

https://www.youtube.com/watch?v=ePvJ0VcwKo8&feature=emb_err_woyt

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=ePvJ0VcwKo8&feature=emb_err_woyt