Home Aktualitet Arti në zi, ndërron jetë aktori i famshëm, fitues i Oscar
Arti në zi, ndërron jetë aktori i famshëm, fitues i Oscar
0

Arti në zi, ndërron jetë aktori i famshëm, fitues i Oscar

0
0

Aktori i njohur skocez Sean Connery ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare.

I famshëm  për rolin e James Bond si dhe fituesi i çmimit Oscar, aktori ka lënë gjurmë të thella në fushën e kinematografisë.

Ai do të mbahet mend për një sërë rolesh në shumë filma të famshëm gjatë karierës së tij të gjatë mbi 40 vjeçare në fushën e kinematografisë.

Pas famës që mori me rolin e Agjentit 007, ai ka interpretuar edhe në shumë filma të tjerë të njohur ku spikati për aftësitë e tij dhe interpretimin e jashtëzakonshëm.

Connery është shpallur ndërkohë në 1999 nga revista “People” si mashkulli më seksi i shekullit.

Në fillim të karrierës aseti i tij kryesor me të cilin ka rënë në sy ishte fiziku, ndërsa më pas u bë edhe më i famshëm falë talentit në aktrim.

sean conner

Link: https://www.instagram.com/p/B1PK31bFNLO/

sean

Link: https://www.instagram.com/p/B1PLBzVlQa1/

Burimi i lajmit: https://variety.com/2020/film/actors/sean-connery-dies-oscar-winner-and-james-bond-star-dead-at-90-1234820498/