Home ShowBiz Çfarë surprize… të gjithë do të donin të zgjoheshin si Angela Martini
Çfarë surprize… të gjithë do të donin të zgjoheshin si Angela Martini
0

Çfarë surprize… të gjithë do të donin të zgjoheshin si Angela Martini

0
0

Modelja Angela Martini prej vitesh tashmë është e martuar me biznesmenin rumun Dragos Savulescu dhe shpesh herë i shohim aktivë në rrjetet sociale teksa ndajnë me fansat momente të ndryshme nga përditshmëria e tyre.

Këtë herë Angela ka treguar me anë të një videoje krejt unike surprizën e veçantë që ka gjetur sapo është zgjuar në mëngjes.

Dragos e ka mbuluar komplet korridorin e shtëpisë me petale trëndafilash të kuq, ndërsa pak më tutje dhjetra tufa me trëndafila dhe qirinj, ndërsa në njërën prej tyre një pusullë me një mesazh shumë të këndshëm.

“Me dashuri për gruan më të mrekullueshme në tokë, burri jot me fat”, shkruhet në pusullën që ajo ka gjetur mbi lulet.

“U zgjova në këtë mënyrë sot dhe wow mendoj se ai më do”, shkruan Angela krahas videos së postuar në instagram.

Link: https://www.instagram.com/p/CHGcFr-HpC7/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BppmoRjnsbG/