Home ShowBiz Shumë shpejt në studio me Norën, Roberti zbulon detaje nga jeta private
Shumë shpejt në studio me Norën, Roberti zbulon detaje nga jeta private
0

Shumë shpejt në studio me Norën, Roberti zbulon detaje nga jeta private

0
0

Këngëtari Robert Berisha ka vendosur të eksperimentojë së fundmi edhe në fushën e moderimin me një emision të vetin.

Ai ka qenë i ftuar në një intervistë në “Top Albania Radio”, ku ka treguar më shumë rreth projektit të tij të ri si dhe jetës private.

Roberti e pranoi edhe një herë se ëshë single dhe se femra më e rëndësishme e jetës së tij aktualisht është e bija me të cilën kalon shumë kohë.

Ndërkohë ai është pyetur gjithashtu nëse do ta ftonte Norën në emisionin e tij dhe ai është përgjigjur pozitivisht duke thënë se shumë shpejt Nora mund të vijë në emisionin e tij, pavarësisht se ajo nuk i ka shumë qejf intervistat.

Nora ka dashur njëherë ta shohë emisionin dhe pastaj të vendosë për të ardhur në një intervistë tha Roberti, duke shtuar se shumë shpejt mund ta shohim duke intervistuar ish partneren me të cilën siç e ka pranuar shumë herë ka një raport shumë të mirë.

https://www.youtube.com/watch?v=l09lfjeTWi8

Link: https://www.youtube.com/watch?v=l09lfjeTWi8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBab0bnHHz1/https://www.instagram.com/p/CGNlKieJbJu/