Home ShowBiz Të kesh gjoks të madh qenka hall më vete, ja çfarë i ndodh Arbenitës
Të kesh gjoks të madh qenka hall më vete, ja çfarë i ndodh Arbenitës
0

Të kesh gjoks të madh qenka hall më vete, ja çfarë i ndodh Arbenitës

0
0

Modelja e njohur Arbenita Ismajli është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të ulje ngritjeve të vazhdueshme sa i takon lidhjes me reperin Fero.

Herë i shohim bashkë të dashuruar dhe herë të tjera na lënë të kuptojmë se kanë një krisje në marrëdhënien e tyre, megjithatë e gjithë kjo shpesh herë duket si lojë për të tërhequr vëmendjen e mediave.

Aktualisht Fero ka mbyllur rrjetet sociale dhe e shohim ndonjëherë kur Arbenita vendos të postojë një foto a video pranë tij.

Por modelja nga ana tjetër vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me fansat foto, por edhe mesazhe të ndryshme.

Këtë herë ajo ka ndarë me ndjekësit një postim ku tregon sikletet që ndiejnë femrat me gjoks të madh.

Në këtë shkrim thuhet se këto vajza do të duken gjithmonë me një pamje jo të mirë me bikini dhe gjithashtu nuk do të duken aspak mirë pavarësisht se çfarë veshin.

Mesa duket edhe Arbenita është dakord me këto fjalë duke treguar në një farë mënyre se femra të tilla gjykohen në pamje pikërisht sepse kanë një gjoks të madh.

arb

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCRePxVF0yQ/