Home Aktualitet COVID-19, shifrat vijojnë të rriten, ndërrojnë jetë 7 persona
COVID-19, shifrat vijojnë të rriten, ndërrojnë jetë 7 persona
0

COVID-19, shifrat vijojnë të rriten, ndërrojnë jetë 7 persona

0
0

532 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke shënuar sërish një rritje të rasteve ditore krahasuar me dy ditët e fundit.

Numrin më të lartë të rasteve të reja ditore vazhdon ta mbajë kryeqytet me 191 raste të reja duke vijuar të jetë vatra më e nxehtë e infeksionit në vend.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit nuk kanë mundur dot ta fitojnë betejën me virusin 7 qytetarë.

Ndërkaq në të tre spitalet në vend po marrin trajtim mjekësor 389 pacientë, 16 në terapi intensive dhe 4 të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 100 persona të tjerë duke e çuar në 12767 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-2409-testime-100-te-sheruar-532-raste-te-reja-dhe-7-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/coronavirus-3992933/