Home Aktualitet E fundit, shifrat gjithnjë e më të larta, 8 persona ndërrojnë jetë
E fundit, shifrat gjithnjë e më të larta, 8 persona ndërrojnë jetë
0

E fundit, shifrat gjithnjë e më të larta, 8 persona ndërrojnë jetë

0
0

602 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu një tjetër rekord të ri që prej fillimit të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 8 persona gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkaq Tirana vijon të jetë vatra më e nxehtë ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë rregjistruar 249 raste të reja.

Ndërkaq pas Tiranës, rastet më të larta ditore janë rregjistruar në qytetin e Gjirokastrës, Lushnjes, Fierit, Korçës, Kavajës, Vlorës, Beratit dhe Elbasanit.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundij janë shëruar 564 persona.

Ekspertë të shëndetësisë njoftojnë gjithashtu se në të trea spitalet në vend aktualisht po marin trajtim spital 408 persona, 14 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-2241-testime-564-te-sheruar-602-raste-te-reja-dhe-8-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY