Moderatorja Luana Vjollca ka zbuluar se gjatë ditës së djeshme ka qenë duke xhiruar dhe këtë e ka treguar me anë të disa videove të postuara në instagram.
Ajo është parë teksa po përgatitej për të xhiruar diçka, ndërsa po bën grimin, por nuk e ka zbuluar ende se çfarë po përgatit.
Ndoshta këngëtarja është duke u përgatitur për të xhiruar ndonjë këngë të re, ose ndonjë projekt të ri, por që ende nuk ka vendosur ta zbulojë.
Gjithsesi pas orësh të gjata pune dhe xhirimi në fund moderatorja është hasur me një surprizë aspak të këndshme.
Ajo ka postuar në instagram foton e një makine që ndoshta ka shërbyer për xhirime, xhami i përparëm i së cilës është i gjithi I shtatëruar nga të goditurat.
“U qyqa kush e bëri këtë”, shkruan ajo krahas fotos, ndërsa nuk jep asnjë detaj tjetër.
Ky është story i fundit i publikuar nga Luana deri tani dhe nuk e dimë nëse ka ndodhur vërtetë një incident i tillë, apo është gjithçka pjesë e ndonjë projekti të ri.
Gjithçka mbetet të zbulohet në vijim, kur vetë moderatorja të tregojë më tepër rreth planeve të saj.
Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHDEYS8n3LI/