Home ShowBiz “Ueee, je në vete..”, Olta i kthehet Jonidës në postimin e saj të fundit
“Ueee, je në vete..”, Olta i kthehet Jonidës në postimin e saj të fundit
0

“Ueee, je në vete..”, Olta i kthehet Jonidës në postimin e saj të fundit

0
0

Aktorja Jonida Vokshi rreth katër muaj më parë u bë nënë e një vajze, por ajo që i bëri përshtypje të gjithëve është fakti që erdhi në formë përfekte menjëherë pas lindjes.

Ajo ka postuar së fundmi në instagram një foto ku pozon me një fustan vlevet të ngushtë pas trupit dhe duket në formë perfekte edhe më mirë se përpara shtatëzanisë.

Ndër komentet e shumta komplimentuese që ka marrë të bie në sy edhe komenti i koleges dhe mikeshës së saj Olta Gixhari.

“Ueeee, je në vete..”, shkruan ajo krahas fotos duke e shoqëruar me disa emoji me bomba.

Ajo mesa duket është habitur ashtu si gjithë të tjerët me faktin sesa shpejt ka ardhur në formë aktorja duke e shprehur në këtë mënyrë habinë dhe komplimentat e saj.

Kujtojmë se edhe Olta u bë nënë e një djali në fund të muajit gusht.

Si ajo dhe Jonida janë mjaft aktive në rrjetet sociale ku i shohim të postojnë herë pas here foto dhe video bashkë me të vegjlit e tyre.

jonida

jonida, olta

Link: https://www.instagram.com/jonidavokshiofficial/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHV0Z2uMcvy/https://www.instagram.com/p/CF-FhMkH-fl/