Aktorja Olta Gixhari në fund të muajin gusht u bënë nënë e një djali.
Ajo dhe partneri i saj, sollën në jetë vogëlushin Amar dhe që prej atij momenti, Olta poston vazhdimisht foto me të birin ndërsa përshkruan emocionet e veçanta që përjeton që prej momentit që u bë nënë.
Këtë herë ajo ka postuar një foto teksa është duke e ushqyer djalin me qumësht gjiri.
Vogëlushi gjatë momentit të ushqyerjes ka ngritur në mënyrë të pavullnetshme gishtin e mesit dhe Olta krahas fotos së veçantë shkruan: “Qumështi im është më i mirë si i joti”
Ajo është kujdesur që t’ja mbulojë fytyrën vogëlushit me një diell duke mos e zbuluar portretin e tij, teksa tregon veprimin e tij të pafajshëm.
Olta po jeton prej kohësh në Spanjë, aty ku lindi djalin dhe ku jeton edhe partneri i saj.
Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEy4VQLHsEu/