Home ShowBiz Di Caprio sërish në mbrojtje të lumit Vjosa, aktori reagon për herë të dytë
Di Caprio sërish në mbrojtje të lumit Vjosa, aktori reagon për herë të dytë
0

Di Caprio sërish në mbrojtje të lumit Vjosa, aktori reagon për herë të dytë

0
0

Aktori Leonardo Di Caprio i habiti të gjithë kur në muajin tetor të vitit që shkoi u shpreh në mbështetje të nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga ndërtimi i hidrocentraleve.

Ai doli kategorikisht kundër prekjes së lumit, çka do të shkaktonte një masakër përkundrejt kësaj bukurie natyrore.

Këtë herë ai ka ripostuar një foto të lumit ku shkruhet me gërma të mëdha “Vjosa pa diga”, ndërsa krahas fotos shkruan:

Ndërsa presim që Kryeministri federal dhe qeveria e tij në Bosnje Herzegovinë të ndërmarrë hapa për të mbrojtur lumenjtë e zemrës blu nga shkatërrimi i mëtejshëm prej ndërtimit të hidrocentraleve, një lajm shumë premtues vjen nga Shqipëria dhe Vjosa një prej lumenjve të fundit të egër të Evropës i cili mund të shpëtohet nga ndërtimi i hidrocentraleve. Në 25 shtator kryeministri Edi Rama njoftoi se projekti për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit u refuzua dhe se kjo zonë do të shndërrohet në park kombëtar. Ky park do të shndërrohet në vendin më të madh të Evropës për ruajtjen e lumenjve dhe që mbulon qindra kilometra lumenj dhe specie si ngjala e Europës në rrezik global dhe  e fluturës së Vjosës e zbuluar së fundmi.Kjo do të ishte një arritje e madhe për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Europës dhe parku do të ketë një rol vendimtar në strategjinë e Biodiversitetit. Mezi po pres për lajme të tjera pozitive lidhur me veprime konkrete në mbrotje të lumenjve në Bosnie Herzegovia, Shqipëri dhe në të gjithë rajonin e Ballkanit”, shkruan aktori në statusin e tij duke marrë me mijëra komente nga fansa dhe miq të tij nga e gjithë bota dhe sidomos nga Shqipëria.
di caprio

di cario1

di caprio2

Link: https://www.instagram.com/p/CHtbw4llPps/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bqhw9O3lJr2/