Home ShowBiz Amar bën gjestin e pazakontë teksa pi qumësht, Olta poston foton epike të të birit
Amar bën gjestin e pazakontë teksa pi qumësht, Olta poston foton epike të të birit
0

Amar bën gjestin e pazakontë teksa pi qumësht, Olta poston foton epike të të birit

0
0

Aktorja Olta Gixhari në fund të muajin gusht u bënë nënë e një djali.

Ajo dhe partneri i saj, sollën në jetë vogëlushin Amar dhe që prej atij momenti, Olta poston vazhdimisht foto me të birin ndërsa përshkruan emocionet e veçanta që përjeton që prej momentit që u bë nënë.

Këtë herë ajo ka postuar një foto teksa është duke e ushqyer djalin me qumësht gjiri.

Vogëlushi gjatë momentit të ushqyerjes ka ngritur në mënyrë të pavullnetshme gishtin e mesit dhe Olta krahas fotos së veçantë shkruan: “Qumështi im është më i mirë si i joti”

Ajo është kujdesur që t’ja mbulojë fytyrën vogëlushit me një diell duke mos e zbuluar portretin e tij, teksa tregon veprimin e tij të pafajshëm.

Olta po jeton prej kohësh në Spanjë, aty ku lindi djalin dhe ku jeton edhe partneri i saj.

oltaa

Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEy4VQLHsEu/