Home ShowBiz “Degradim në prapaskenë..”, binjaket e “Love Story” shpërthejnë ndaj vajzave dhe Saimirit
“Degradim në prapaskenë..”, binjaket e “Love Story” shpërthejnë ndaj vajzave dhe Saimirit
0

“Degradim në prapaskenë..”, binjaket e “Love Story” shpërthejnë ndaj vajzave dhe Saimirit

0
0

Këtë të hënë në “Tv Klan”, startoi spektakli më i ri ku një 33 vjeçar është vënë përballë 18 vajzave që do të luftojnë për të fituar zemrën e tij.

Mes konkurenteve ishin edhe dy motra binjake, identike në pamje të cilat e kanë habitur konkurentin që nuk arriti dot ti dallonte nga njëra tjetra.

Por vajzat kanë rrëfyer në një deklaratë pas natës së parë të spektaklit se pasi janë fikur kamerat ato kanë parë një situatë aspak normale.

Motrat treguan se si degradoi situata dhe vajzat ju turrën të gjitha Saimirit duke u mbështetur pranë tij, duke e përqafuar me një ekzagjerim në sjellje që sipas tyre nuk i ka aspak hije një femre.

Ato treguan se thuajse të gjitha vajzat po silleshin njësoj dhe ajo çfarë i zhgënjeu disi ishte edhe sjellja e Saimirit i cili i ka lejuar të tilla sjellje dhe nuk ka bërë asnjë gjë për ti ndaluar.

Një prej motrave tha se kjo do ti krijonte pasiguri për mashkullin që ajo kërkon, pasi erdhi gjithë besim se mund të gjente diçka ndryshe nga eksperiencat që ka pasur deri tani.

https://www.youtube.com/watch?v=CCLi6adDrgY

Link: https://www.youtube.com/watch?v=CCLi6adDrgY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDWCaz9hFMt/https://www.instagram.com/p/CHNLUoSHJIe/