Këtë vit në shtëpinë e Sarës dhe Ledionit do të ketë dy pemë, as që ju shkon ndërmend përse
Sara Hoxha dhe Ledion Liço ashtu si shumë personazhe të tjerë të njohur kanë filluar që tani përgatitjet për të zbukuruar shtëpinë për festat e fundvitit.
Sara ka tregur se në shtëpinë e saj këtë vit do të ketë dy pemë, një për fëmijët sipas shijes së tyre dhe një tjetër sipas preferancave të Sarës dhe Ledionit.
Ajo ka postuar në instagram një foto të Roman përpara pemës që është vendosur sipas preferencave të djemve të saj ndërsa shkruan: “Fëmijët do të kenë këtë vit pemën e tyre të Krishtlindjeve, kjo pasi ata donin një pemë të kuqe dhe unë nuk jam dakord”.
Kështu që tashmë në shtëpinë e tyre është gati pema e kuqe e fëmijëve zbukuruar sipas shijes dhe preferencave të tyre, ndërsa më pas Sara do të vendosë një tjetër pemë që do të jetë sipas preferencave të saj dhe të Ledionit.
Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCa-R2LHoe-/