Ministria e Shëndetësisë merr vendim për shkollat, ja çfarë ndodh nga një dhjetori
Nisur nga situata e vështirë e krijuar prej COVID-19 dhe shifrat në rritje, Ministria e Shëndetësisë komunikoi të tjera masa për të minimizuar riskun dhe për të parandaluar disi përhapjen e mëtejshme të virusit.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një komunikimi në rrjetet sociale njoftoi se institucioni që ajo drejton me rekomandim të Komitetit të ekspertëve vendosi që ti propozojë Ministrisë së Arsmit të vëjë në zbatim skenarin e alternimit të mësimit online dhe fizik në klasa duke nisur nga data një dhjetor.
Ndërsa sa i takon universiteteve ato do të vazhdojnë leksionet dhe seminaret online dhe ende nuk është menduar rikthimi në auditorë.
Link: https://www.instagram.com/p/CIBCjefnFnf/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG8HiefnKio/