Home ShowBiz U tha se u martuan në fshehtësi, ja si reagon Arbenita dhe Fero
U tha se u martuan në fshehtësi, ja si reagon Arbenita dhe Fero
0

U tha se u martuan në fshehtësi, ja si reagon Arbenita dhe Fero

0
0

Disa ditë më parë në të gjitha mediat qarkulloi lajmi i martesës së fshehtë të Arbenitës dhe Feros.

Reperi dhe modelja i thanë po njëri tjetrit, por këtë e dinë vetëm një rreth i ngushtë miqsh.

Në fakt në rrjetet sociale ata janë treguar shumë diskretë dhe nuk kanë lënë të kuptohet asnjë gjë.

E ndërsa gjithkund flitet për martesën e tyre, ata të dy duket se nuk janë shqetësuar aspak nga këto lajme.

Modelja ka postuar disa foto ku shfaqen së bashku në përditshmërinë e tyre.

Në njërën prej fotove ku shihen në makinë, Arbenita shtë krejt pamendje, ndërsa Fero ka parë instiktivisht nga kamera.

“Ja se si duket një çift i shkujdesur”, shkruan ajo krahas fotos, ndërsa në një video të shkurtër, Arbenita tregon se si Fero ka ngrirë para aparatit, ndërsa ajo tenton të buzëqeshë.

Mesa duket ata të dy nuk janë shqetësuar aspak për zërat që po qarkullojnë dhe kanë preferuar edhe njëherë të heshtin, duke mos bërë asnjë reagim.

arbe

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bzcx_c1FqPn/