Këngëtarja Tuna Sejdi dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha janë vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes.
Ata të dy janë përfolur herë pas here për ndarje, por gjithmonë ose këngëtarja, ose bashkëshorti i saj i kanë shuar zërat duke konfirmuar në një mënyrë apo tjetër të kundërtën.
Por së fundmi një veprim i Tunës i ka habitur jo pak të gjithë ata që e ndjekin.
Këngëtarja ka ndryshuar mbiemrin në llogarinë e të birit në instagram.
Instagrami i Tianit nuk mban më emrin Tian Patris Berisha, por Tian Sejdi dhe kjo padyshim që i ka future të gjithë në dyshime sa i takon marrëdhënies së këngëtares me të shoqin.
Megjithatë pavarësisht zërave nga ata të dy nuk ka asnjë reagim.
Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që Tuna bën veprime të pazakonta.
Më herët ajo ka hequr mbiemrin e të shoqit nga instagram, por pavarësisht dyshimeve që ngjalli ky veprim, ata të dy treguan se vazhdojnë të jenë bashkë.
Ketë herë ende nuk e dimë si qëndron e vërteta dhe mbetet vetëm të presin për ndonjë reagim të çiftit.
Link: https://www.instagram.com/ttiansejdi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUuDZAODtgM/