Home ShowBiz Tuna bën veprimin që i habiti të gjithë, ja çfarë po ndodh me të dhe Patrisin
Tuna bën veprimin që i habiti të gjithë, ja çfarë po ndodh me të dhe Patrisin
0

Tuna bën veprimin që i habiti të gjithë, ja çfarë po ndodh me të dhe Patrisin

0
0

Këngëtarja Tuna Sejdi dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha janë vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes.

Ata të dy janë përfolur herë pas here për ndarje, por gjithmonë ose këngëtarja, ose bashkëshorti i saj i kanë shuar zërat duke konfirmuar në një mënyrë apo tjetër të kundërtën.

Por së fundmi një veprim i Tunës i ka habitur jo pak të gjithë ata që e ndjekin.

Këngëtarja ka ndryshuar mbiemrin në llogarinë e të birit në instagram.

Instagrami i Tianit nuk mban më emrin Tian Patris Berisha, por Tian Sejdi dhe kjo padyshim që i ka future të gjithë në dyshime sa i takon marrëdhënies së këngëtares me të shoqin.

Megjithatë pavarësisht zërave nga ata të dy nuk ka asnjë reagim.

Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që Tuna bën veprime të pazakonta.

Më herët ajo ka hequr mbiemrin e të shoqit nga instagram, por pavarësisht dyshimeve që ngjalli ky veprim, ata të dy treguan se vazhdojnë të jenë bashkë.

Ketë herë ende nuk e dimë si qëndron e vërteta dhe mbetet vetëm të presin për ndonjë reagim të çiftit.

tunaaa

Link: https://www.instagram.com/ttiansejdi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BUuDZAODtgM/