Home ShowBiz E ëma feston ditëlindjen, Stresi nuk mund të mungonte me një super urim
E ëma feston ditëlindjen, Stresi nuk mund të mungonte me një super urim
0

E ëma feston ditëlindjen, Stresi nuk mund të mungonte me një super urim

0
0

Nëna e reperit Stresi feston sot ditëlindjen dhe nuk mund të mungonte një urim shumë special nga i biri.

Ai ka postuar në instagram një video ku tregon disa nga momentet më të bukura pranë të ëmës ndërsa e shoqëron me një mesazh shumë të bukur.

“Nëse një ditë nuk do jesh pranë meje, dije se çdo mëngjes do i laj sytë me lotët e tu. Ah moj e shtrenjta nënë, falënderoj allahun e madh që më dha mundësinë të jetoja jetën dhe të njoha ty Nënë. Sa të kem jetë në këtë jetë të jam mirënjohes. Sonte është ditëlindja jote dhe unë të uroj edhe 100 vite të lumtura e shtrenjta nënë”, shkruan ai krahas videos ku tregon se si e ka surprizuar të ëmën me një tufë të madhe me trëndafila të kuq.

Reperi është shumë i lidhur me të ëmën dhe dashurinë për të e ka treguar gjithmonë.

Ai madje i ka kushtuar asaj edhe një këngë në shenjë falënderimi për çdo sakrificë.

Link: https://www.instagram.com/p/CIeVur5Jjby/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHEB9Gjp0-e/