Home ShowBiz Pas veprimit të Tunës me mbiemrin e të birit, reagon për herë të parë Patrisi
Pas veprimit të Tunës me mbiemrin e të birit, reagon për herë të parë Patrisi
0

Pas veprimit të Tunës me mbiemrin e të birit, reagon për herë të parë Patrisi

0
0

Këngëtarja Tuna Sejdi i ka habitur të gjithë teksa në instagramin e të birit ka vendosur të heqë mbiemrin Berisha dhe ti vendosë të birit mbiemrin e saj.

Madje në ata pak persona që Tiani ndjek nga instagrami i tij, mungon i ati.

Ky veprim është konsideruar nga mediat si një konfirmim i ndarjes mes tyre, zëra këto që përfliteshin prej kohësh, por që asnjë prej të dyve nuk i ka konfirmuar ende.

Ndërkohë pas këtij veprimi i mënjëhershëm ka qenë reagimi i Patrisit dhe vëllait të tij Robert Berishës.

Patrisi ka postuar në instagramin e tij një video me Tianin ndërsa janë duke u puthur me njëri tjetrin dhe krahas videos Patrisi shkruan: “Tian Patris Berisha” që ngjan si një kundër përgjigje për ndryshimin e mbiemrit të tij nga Tuna në llogarinë personale.

Duket se me anë të kësaj videoje, Patrisi në njëfarë mënyrë e konfirmon ndarjen me Tunën, megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë në vijimësi, pasi deri tani asnjë prej tyre nuk ka folur konkretisht.

patrissi

Link: https://www.instagram.com/p/CIfQGRBl52r/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BiZLdO7nQlR/