Arbana Osmani përveçse një moderatore e zonja është gjithashtu edhe mjaft e apasionuar pas kuzhinës.
Përveçse ka botuar dy libra, atë e shohim gjithmonë të gatuajë dhe të publikojë receta në instagram.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka gatuar sushi dhe partneri i saj i vendosur përballë pjatave të gatuara nga moderatorja ka vendosur ta imitojë atë për mënyrën se si shprehet pasi realizon pjatat.
Në videot e filmuara nga Arbana, Eduardi tregon se ka gatuar sushi pavarësisht obligimeve të shuta e gjeti kohën, ndërsa më pas thotë se këto sushi nuk mund ti gjeni askund përveçse në Japoni ose në ndonjë vend aziatik duke u përpjekur gjatë gjithë kohës të imitojë Arbanën pasi ka gatuar diçka, ose gjatë kohës që gatuan.
Ajo ndërkohë duke qeshur dëgjohet ti thotë: “Shko ore i poshtë, përse nuk të marrin tek Portokallia ty”
Ndoshta Eduardi mund ta ketë imituar mirë kur flet, por darkën ama e gatoi Arbana dhe duken vërtetë shumë të shijshme ato që ka gatuar.
Link: https://www.instagram.com/eduartgrishaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3XsV4qgps4/