Home ShowBiz Arbana sapo na tregoi përse zgjat shoqëria me Xhemin, dhe ky është një super motiv
Arbana sapo na tregoi përse zgjat shoqëria me Xhemin, dhe ky është një super motiv
0

Arbana sapo na tregoi përse zgjat shoqëria me Xhemin, dhe ky është një super motiv

0
0

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë mike shumë të mira me njëra tjetrën.

Kolege prej vitesh, ato të dyja i shohim gjithmonë bashkë  ku edhe në rrjetet sociale e tregojnë dashurinë dhe respektin që kanë për njëra tjetrën.

Këtë herë Arbana ka treguar se përse zgjat shoqëria e tyre dhe këtë e ka bërë duke publikuar një prej bisedave me Xhemin ku si gjithomnë ka përfunduar duke qeshur me lot.

Moderatorja ka publikuar në instagram një sallatë me finok që siç duket është sallata e saj e përditshme dhe që i shërben asaj për dietën pas lindjes.

Në këtë foto ka reaguar menjëherë Xhemi e cila i thotë me këtë sallatë ajo nuk është aspak interesante, sepse nuk ke çfarë ngjyen dhe se është një pjatë që nuk të nxjerr jargë.

Nga ana tjetër Arbana i thotë se në darkë do gatuajë sushi dhe pastaj do ti shohë ajo jargët.

Por Xhemi e ka gati një përgjigje duke e bërë Arbanën të qeshë me lot.

Ajo thotë se do të bëjë një giveaway dhe nuk do ta ndjekë Arbanën.

Arbana ndërkaq pasi ka publikuar bisedën me miken e saj shkruan se kjo është arsyeja përse zgjat miqësia mes tyre, pikërisht ngaqë asaj i shkon mendja gjithmonë për shejtanllëqe dhe e bën gjithmonë të qesh me lot.

Epo jo më kot janë mike shumë të mira me njëra tjetrën, pikërisht sepse kuptohen kaq mirë.

xhemi, arbana

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

xhemi

Link: https://www.instagram.com/xhemishehu_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4ce3xkgbTp/