Në puntatën e katërt të “Love Story”, dy vajza të tjera nuk e morrën dot trëndafilin nga Saimiri duke u larguar kështu përfundimisht nga gara.
Ai vendosi të hiqte Enxhin dhe Kejsin duke thënë se ato janë vajza shumë të mira, por ai mendon se nuk mund të ketë më shumë se një miqësi mes tyre.
Të dyja vajzat e morën me shumë sportivitet eleminimin dhe të dyja e uruan Saimirin por Kejsi i bëri urimin më special.
Ajo i uroi që gjithmonë nëse do të zgjidhte një nga vajzat e kastit të trashëgohet me një çun e me një goc, duke shkaktuar kështu të qeshura pafund në sallë.
Po ashtu edhe Enxhi e uroi Saimirin dhe të dyja e falënderuan për kohën që shpenzuan së bashku gjatë netëve të këtij spektakli.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=OFhcjUzSaPc&feature=emb_err_woyt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIgro85HRKo/