Home ShowBiz “Kjo është vepër penale..”, Shqipja i përgjigjet Teas me një video, “S’di kë të nxjerr më parë”
“Kjo është vepër penale..”, Shqipja i përgjigjet Teas me një video, “S’di kë të nxjerr më parë”
0

“Kjo është vepër penale..”, Shqipja i përgjigjet Teas me një video, “S’di kë të nxjerr më parë”

0
0

Gjatë puntatës së djeshme në “Përputhen”, u diskutua fotoja që Shqipja postoi në instagramin e saj dhe që shkakoi shumë zhurmë në rrjet.

Ajo pretendoi se Andi dhe Tea njiheshin prej kohësh dhe për këtë postoi një foto të vjetër ku një vajzë që i ngjante Teas shihej duke puthur Andin.

Gjatë emisionit Andi tha se fotoja është bërë 4 vite më parë  në Gjermani kur Tea ishte vetëm 16 vjeç duke kryer shkollën e mesme në Fier.

Ai dhe Tea thanë gjithashtu se duke cënuar imazhin e një vajze që nuk ka lidhje fare me këtë histori ajo ka kryer një vepër penale.

Shqipja në këtë rast nuk mund të mos reagonte duke postuar në instagram një video të shkëputur nga emisioni, ku Tea dëgjohet të thojë “Shqipe ti nuk je as femër”

“Kjo është vepër penale dhe nqs do të flasim për vepra penale, kam shumë të regjistruara, s’di këtë nxjerr më parë”, shkruan Shqipja krahas videos në fjalë.

Link: https://www.instagram.com/shqipehyssenaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGGCP4eHQD8/https://www.instagram.com/p/CIQqUA1lbtz/