Home ShowBiz Nisma më e bukur, ja çfarë ka menduar Sara dhe familja e saj këtë fundvit
Nisma më e bukur, ja çfarë ka menduar Sara dhe familja e saj këtë fundvit
0

Nisma më e bukur, ja çfarë ka menduar Sara dhe familja e saj këtë fundvit

0
0

Sara Hoxha dhe familja e saj ka menduar që të bëjë të lumtur familjet në nevojë dhe veçanërisht fëmijët e tyre në prag të festave të fundvitit.

Me anë të një statusi në instagram Sara ka treguar se ajo dhe familja e saj kanë menduar që të dhurojnë sado pak buzëqeshje në ato familje që nuk kanë mundësi t’ju bëjnë fëmijëve dhurata për festat.

“Çdo fundvit në familje festojmë ditëlindjen e London, e duke menduar për dhuratat e tij dhe Roman, po mendoja se përtej çdo gjëje që nuk shkon me botën sot, të gjithë kanë dëshirën për të gëzuar në dhjetor prej festave, por jo të gjithë kanë mundësitë. Në fund të këtij viti të çuditshëm nëse njihni dikë që nuk ka mundësi t’u blejë dhurata fëmijëve për Krishtlindje dhe Vitin e Ri më shkruani. Në dhe familja ime kemi vendosur që të ndihmojmë sapo pak në buzëqeshjet e fëmijëve të atyre familjeve ku festat nuk mund të vijnë këtë vit me dhurata”, shkruan Sara, ndërsa është përgëzuar nga ndjekësit për këtë nismë kaq të bukur.

sara hoxha

Link: https://www.instagram.com/p/CIsIKoRHH-a/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCa-R2LHoe-/