Home ShowBiz Ky artist shqiptar frymëzon Jennifer Lopez, këngëtarja nis sfidë kërcimi në tik tok
Ky artist shqiptar frymëzon Jennifer Lopez, këngëtarja nis sfidë kërcimi në tik tok
0

Ky artist shqiptar frymëzon Jennifer Lopez, këngëtarja nis sfidë kërcimi në tik tok

0
0

Këngëtarja Jennifer Lopez është frymëzuar së fundmi nga një artist shqiptar i panjohur për publikun duke ndërmarrë kështu një sfidë kërcimi të titulluar “In the morning”, lidhur me këngën e saj më të re publikuar vetëm dy javë më parë.

Videoja e të riut nga Gjakova Ardit Nreca ka tërhequr vëmendjen e divës e cila ka publikuar në instagramin e saj një kërcim me lëvizjes e inspiruara nga djali në fjalë, emri I të cilit është bërë shumë i komentuar ditët e fundit.

“Ja ku është, sfida In the morning, nis tani. Mezi po pres të shoh sfidën tënde”, shkruan ajo ndërsa bën tag artistin shqiptar.

Këngëtarja shfaqet fillimisht me pizhama gjumi në sfidën e mëngjesit ndërsa gjatë videos shihet edhe me rroba mbrëmjeje për sfidën e mbrëmjes.

Këngëtarja një pjesë të sfidave të realizuara nga fansat e saj i ka shpërndarë në instagram, ndërsa shprehet e lumtur për interesin e treguar lidhur me këtë sfidë.

xhenni

Link: https://www.instagram.com/p/CIuIKqwpre5/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHvE6UKpLFC/