Home ShowBiz Rekord i frikshëm, Noizy arrin shifrën e pabesueshme të klikimeve në kanalin e tij
Rekord i frikshëm, Noizy arrin shifrën e pabesueshme të klikimeve në kanalin e tij
0

Rekord i frikshëm, Noizy arrin shifrën e pabesueshme të klikimeve në kanalin e tij

0
0

Reperi Noizy ka arritur një rekord të ri klikimesh në kanalin e tij në “YouTube”.

Lajmin e ka dhënë vetë ai me anë të një statusi në instagram ku përmes një fotoje tregon se këngët dhe gjithë materialet e postuara në kanalin e tij kanë kapur shifrën e 1 miliardë klikimeve.

Ky është padyshim një sukses shumë i madh për një artist dhe që tregon se muzika që ai prodhon vijon të mbetet një ndër më të preferuarat për publikun.

Kujtojmë se Noizy së fundmi ka sjellë disa këngë shumë të suksesshme të cilat janë përkthyer menjëherë në sukses duke arritur rekord klikimesh në farë pak kohë.

Në kanalin e tij në YouTube, Noizy numëron 1,17 milion subscribe dhe të gjitha këngët e tij të publikuara këto muajt e fundit kanë arritur një shifër rekord klikimesh në shumë pak muaj nga publikimi duke u kthyer menjëherë në hite.

noizy1

noizy22

Link: https://www.instagram.com/p/CIv9B_cJhl3/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFhaMTmJW9x/