Home ShowBiz “Dëbora e saj e parë..”, Gigi nxjerr shëtitje të bijën për të shijuar flokët e dëborës
“Dëbora e saj e parë..”, Gigi nxjerr shëtitje të bijën për të shijuar flokët e dëborës
0

“Dëbora e saj e parë..”, Gigi nxjerr shëtitje të bijën për të shijuar flokët e dëborës

0
0

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër të një vajze pak muaj më parë.

Ata të dy ende nuk e kanë treguar profilin e vajzës dhe as emrin e saj, por herë pas herë kanë postuar ndonjë foto duke zbuluar dorën, një pjesë të trupit, apo gjysmë profilin e saj.

Modelja ndërkohë që është më shpesh aktive në instagram poston herë pas here foto me të bijën dhe këtë herë ato kanë dalë një shëtitje duke shijuar dëborën e parë për vogëlushen.

“Dëbora e saj e parë”, shkruan Gigi krahas fotos ku shihet duke pozuar në rrugë pranë karrocës së vajzës.

Gigi dhe Zayn u bënë prindër në fund të muajit shtator dhe lajmin e dhanë vetë ata me anë të një fotoje shumë të këndshme, ndërsa shprehnin gjithë ndjesitë që ju dha ardhja në jetë e vajzës.

gigi

gigi1

Link: https://www.instagram.com/p/CI7MiDNHfO8/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH6u2d5Hm8H/