Home ShowBiz Pas rrëmujës në “Përputhen”, Arjoni fotografohet duke përqafuar Shqipen
Pas rrëmujës në “Përputhen”, Arjoni fotografohet duke përqafuar Shqipen
0

Pas rrëmujës në “Përputhen”, Arjoni fotografohet duke përqafuar Shqipen

0
0

Arjon Luli është padyshim një prej emrave më të lakuar së fundmi, sidomos për ata që ndjekin Përputhen.

Që pasi publikoi një foto ku shihej në shtrat me Anën, që të dy kanë qenë në qendër të vëmendjes dhe pavarësisht se Ana e mohoi kategorikisht një lidhje mes tyre, Arjoni një ditë më parë tregoi se mes tyre ka pasur lidhje dhe se ata janë takuar më shumë se një herë.

E gjithë kjo histori ka shkaktuar reagime të ndryshme tek konkurentët disa prej të cilëve mbështesin Anën, disa të tjerë i japin të drejtë Arjonit.

Megjithatë duket se dikush jashtë “Përputhen”, e ka shprehur se e ka besuar gjithmonë Arjonin dhe këtë e ka treguar me anë të statuseve të ndryshme në favor të tij.

Shqipja ish kandidatja e “Përputhen” jo vetëm që e beson Arjonin, por madje edhe e ka takuar atë sërish dhe madje janë treguar shumë të afërt me njëri tjetrin.

Arjoni ka postuar disa foto ku ata të dy ndodhen në të njëjtin lokal, ndërsa ai i ka hedhur dorën në qafë Shqipes dhe duken shumë të afërt me njëri tjetrin.

Kjo tregon qartë që Shqipja vazhdon ta mbështesë dhe besojë Arjonin, ashtu siç ka thënë gjithmonë.

shqipe, arj

arjoni, shqipja

Link: https://www.instagram.com/arjonluli_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CID7O6LFlMjLW4i-hY0DLtaRvko92Tw1mOhzps0/https://www.instagram.com/p/CHDkXU5nBwtILxhYTJxw9RI9ke2nu_Q87M_IVE0/