Fationi, njëri prej djemve të “Përputhen” ka reaguar sërish për historinë e shumë përfolur midis Anës dhe Arjonit.
Në një lidhje live në instagram ai ka bërë një deklaratë të papritur duke treguar se nuk mban anën e askujt, sepse të dy janë njësoj dhe të dy kanë thyer rregullat e emisionit.
Fationi vijoi më tutje duke thënë se ai është me fenomenin aty dhe nuk mbron asnjë sepse të dy një m*t janë, kanë thyer rregullat dhe shumë gjëra të tjera. Të dy janë zhytur brenda ka theksuar ai gjatë momentit kur ka folur live.
Kujtojmë se Fationi në fillim e ka mbrojtur Anën dhe e ka quajtur të ulët veprimin e Arjonit, ndërsa së fundmi deklaroi se nuk do të dilte më me Anën, jo prej fotove, por sepse me të i ka mbyllur gjërat më herët.
Link: https://youtu.be/PANP5iqTlNI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGFs-DxFR_t/, https://www.instagram.com/p/CID7O6LFlMjLW4i-hY0DLtaRvko92Tw1mOhzps0/,https://www.instagram.com/p/CHqZqSLn0A2/