Getoar Selimi dhe Majk kanë bashkëpunuar vazhdimisht me njëri tjetrin dhe këngët e tyre si gjithmonë kanë rezultuar mjaft të suksesshme.
Sot ata të dy do të sjellin një tjetër bashkëpunim që do të jetë kënga e parë e albumit Vaksina.
“Hajde tek baba”, titullohet kënga që do të prezantohet sot dhe që si çdo bashkëpunim i dyshes së famshme pritet të rezultojnë një sukses i vërtetë.
Ata të dy kanë postuar në instagram disa detaje të vogla nga kënga, foto shkëputur nga klipi dhe disa elementë që të krijojnë përshtypjen se kënga do të jetë mjaft interesante.
Bashkëpunimi i fundit mes Majk dhe Getit, kënga Zhytem, u publikua 5 muaj më parë dhe sot numëron miliona klikime, ndërsa rezultoi në një prej këngëve më të dëgjuara gjatë gjithë verës.
Link: https://www.instagram.com/p/CJE11GoH5GU/
Link: https://www.instagram.com/p/CJFBTQBHspw/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCBn0IWlPbR/