Home ShowBiz Po apo jo lookut të ri të Arbenitës…, modelja kërkon ndihmën e fansave
Po apo jo lookut të ri të Arbenitës…, modelja kërkon ndihmën e fansave
0

Po apo jo lookut të ri të Arbenitës…, modelja kërkon ndihmën e fansave

0
0

Modelja e njohur Arbenita Ismajli e vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes sidomos për shkak të lidhjes së saj me reperin Fero, është vazhdimisht aktive në instagram.

Atë e shohim gjithmonë në formë perfekte teksa poston foto e video nga momentet e saj gjatë punës, por edhe nga përditshmëria dhe momentet e kaluara pranë partnerit.

Arbenita shumë rrallë ka luajtur me lookun e saj.

Atë e kemi parë gjithmonë brune me flokë të gjatë dhe asnjëherë nuk ka tentuar të ndryshojë ngjyrën apo modelin e flokëve.

Por këtë herë pasi ka postuar një foto ku shfaqet me baluke dhe ku duket shumë më e ëmbël se zakonisht, ajo vendos të pyesë fansat nëse ësht më mirë me baluke, apo pa baluke.

Në fakt në foton e postuar në instagram ajo duket shumë e këndshme me këtë look dhe ngjan shumë herë më e vogël se zakonisht.

Nuk e dimë çfarë i kanë sugjeruar fansat apo miqtë, por me siguri do kënë qenë pro këtij looku që e tregon kaq të veçantë.

arbenitaaa

Link: https://www.instagram.com/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFhpKValNgm/