Sara Hoxha dhe Ledion Liço u bënë prindër për herë të dytë në tetor të vitit të kaluar.
Vetë Sara ka zbuluar për herë të parë para pak javësh profilin e vogëlushit Roman në një foto shumë të bukur familjare.
Roman është një kopje e Ledionit, biond me sytë blu dhe duket kaq i këndshëm në duart e mamit dhe babit.
E në këtë prag festash, Sara ka kujtuar me një video shumë të këndshme, krishtlindjet e kaluara kur Roman ishte vetëm dy muajsh.
Në një video të postuar në instagram ajo tregon vogëlushin që po fle pranë pemës dhe që ngjan si një kartolinë kaq e bukur festive.
“Krishtlindjet e kaluara”, shkruan ajo krahas videos ku vogëlushi është duke fjetur i qetë pranë pemës së festave.
Ledioni dhe Sara janë bërë prindër për herë të parë, para katër vitesh me ardhjen në jetë të vogëlushit London, ndërsa së fundmi familjes së tyre ju shtua edhe Roman.
Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIh7awhHRiR/