E trishtë, COVID-19 i merr jetën artistit të njohur shqiptar
Kornisti i njohur Andrea Canaj ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçar i infektuar me COVID-19, një luftë të cilën fatkeqësisht nuk e fitoi dot.
Lajmin e ka dhënë Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook.
Artisti e nisi karrierën e tij artistike në vitin 1988 si kornist pranë Orkestrës së Teatrit të Operas dhe Baletit, ndërsa na viti 90 deri në 2000 ka qenë kornisti I parë i Orkestrës.
Ai ka qenë gjithashtu edhe pedagog pranë Universitetit të Arteve.
Në njoftimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit thuhet se Andrea është shquar gjithmonë për optimizmin e tij, ndërsa mbetet artisti i palodhur me punët e tij me studentët si dhe pjesëmarrjen në aktivitete artistike.
Link: https://www.facebook.com/tkob.gov.al