Elita Rudi dhe reperi Gjiko janë bërë prindër të një djali gati dy vite më parë.
Vogëlushi Zëri tashmë është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë, të cilin e shohim shpesh në postimet e mamit dhe babit në rrjetet sociale.
Moderatorja ka vendosur së fundmi t’ju tregojë fansave përmes fotove disa nga momentet më të veçanta të jetës së saj e ndër shumë të tjera ajo ka postuar edhe një foto të Zërit kur bëhet nervoz.
Vogëlushi e ka shtrëmbëruar fytyrën në një mënyrë të tillë që është e denjë për meme nga më argëtueset.
Zërin e kemi parë gjithmonë duke qeshur dhe mënyra se si e ka bërë fytyrën në këtë foto është kaq e veçantë dhe me siguri që do t’ju bëjë të qeshni me lot.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIyLtL4B8Yj/