Home ShowBiz Raporti me Enedën dhe largimi përgjithmonë nga ekrani, Xhemi i thotë të gjitha
Raporti me Enedën dhe largimi përgjithmonë nga ekrani, Xhemi i thotë të gjitha
0

Raporti me Enedën dhe largimi përgjithmonë nga ekrani, Xhemi i thotë të gjitha

0
0

Atë e kemi parë prej vitesh në ekranin e Top Channel dhe të paktën 5 vitet e fundit ajo ka qenë përkrah Salsanos nën drejtimin e “Portokalli”.

Xhemi Shehu është padyshim një prej figurave më të dashura për publikun dhe pavarësisht se këtë sezon e pamë larg ekranit ajo ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Moderatorja ka dhënë një intervistë ekskluzive për revistën “Ëho” ku ka rrëfyer se është larguar përfundimisht nga ekrani dhe se tashmë do ti përkushtohet bashkëshortit dhe fëmijëve të saj.

Ajo ka folur gjithashtu për raportin që ka pasur me kolegët e saj, të cilat kanë qenë gjithmonë shumë të mira ndërsa ka veçuar raportin me Salsanon, Gazin, Ledion, Florin, Albana Perhatin dhe shumë të tjerë me të cilët tregon se ka kaluar shumë mirë.

Xhemi është pyetur gjithashtu edhe për raportin që krah së cilës ka drejtuar vite më parë “Portokalli” dhe ajo është shprehur se me Enedën ka tentuar të jetë shoqe por nuk ishte e thënë, kështu që e pati thjesht kolege dhe tani nuk e ka asnjë gjë, sepse nuk mendon që do punojë ndonjëherë me të.

Xhemi është nënë e dy djemve dhe tek “Top Channel” ka nisur punë që kur ishte në moshë fare të re dhe tashmë largohet si nënë e dy fëmijëve.

xhemi

Link: https://www.instagram.com/xhemishehu_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH0JKUIHfou/