Moderatorja Xhemi Shehu feston sot 38 vjetorin e lindjes.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në instagram disa nga urimet dhe dhuratat speciale të bëra nga miqtë dhe kolegët e saj.
Urimi më i veçantë pas Orindës është edhe ai i Islit i cili ka përzgjedhur disa foto të Xhemit vite më parë kur ishte me flokë të zeza dhe ku kanë pozuar së bashku, duke kujtuar kështu momente të veçanta.
“Gëzuar ditëlindjen Xhemi Shehu me këtë foto shkëputur nga momenti kur po interpretoje himnin kombëtar, ndërsa unë doja të mbyllja veshët, por u ngatërrova rrugës, Je një yll”, shkruan ai në njërën prej fotove ku pozon së bashku me Xhemin.
Ndërsa në një tjetër foto ku Xhemi shfaqet me flokët ngjyrë lajthi ai shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Xhemi me këtë foto shkëputur nga fushata jote vite më parë. Asnjë prej premtimeve nuk e mbajte, por ska gjë se ta tregoj tek foto ja e rradhës”
Ndërsa në postimin e rradhës ai pozon sërish me Xhemin ku e shohim Xhemin që e ka mbështetur grushtin në faqen e Islit, ndërsa shkruan: “Gëzuar Xhemi me këtë foto ku demostrohet qartë një nga qindra herët që vije dorë mbi mua, prapë mbetesh yll”.
Xhemi i ka ripostuar këto tre foto në instagramin e saj shoqëruar me komentet përkatëse.
Link: https://www.instagram.com/xhemishehu_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHsJu5Kn4pM/