Bashkëshortja e këngëtarit Blero, modelja Afrona Dika prej kohësh punon si fotomodele në Zvicër dhe fytyrën e saj e shohim në reklama të ndryshme.
Një baner gjigand me fytyrën e saj gjendet në disa mjetë të transportit publik në Zvicër dhe Blero ka hasur në një të tillë ndërsa po lëvizve rrugëve të Zurich.
E ndërsa i ka bërë një foto autobuzit me foton e Afronës nuk ka munguar edhe një koment epik nga ana e tij.
“Oj gru, ka je, ka shkon bre”, shkruan ai krahas fotos duke i bërë tag modeles.
Afrona dhe Blero lidhën kurorë në shtator të 2019 në një ceremoni madhështore në breg të detit ku nuk munguan, miq e familjarë të cilët e bënë atmosferën edhe më të bukur.
Link: https://www.instagram.com/bleromuharremi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEpXCuKF6Sb/