Home ShowBiz Mozzik tha se nuk janë bashkë, por Loredana sapo na vërtetoi të kundërtën..
Mozzik tha se nuk janë bashkë, por Loredana sapo na vërtetoi të kundërtën..
0

Mozzik tha se nuk janë bashkë, por Loredana sapo na vërtetoi të kundërtën..

0
0

Mozzik dhe Loredana janë një prej çifteve më të përfolura të shoëbizit.

Së fundmi është dyshuar se ata mund të jenë rikthyer bashkë, por Mozzik i dha fund zërave kur tha se ata nuk janë bashkë.

Megjithatë duket se Loredana  pavarësisht deklaratave të Mozzik, dëshiron të thojë tjetër gjë.

Ajo ka postuar pjesën e katërt të dokumentarit ku ajo dhe Mozzik shihen shumë të afërt me njëri tjetrin, ndërsa krahas videos shkruan: “Këtu mund të keni përgjigjet e disa pyetjeve, faleminderit familjes time dhe Mozzik”.

Veç kësaj ajo ka postuar në instastory një foto ku shihet bashkë me Mozzik në një polygon ku ai e ndihmon të bëhet gati për të qëlluar.

Ajo e shoqëron foton me një emoji me fytyrë të nevrikosur por pa shtuar asnjë gjë tjetër.

Nuk e dimë nëse me këto foto dhe dokumentarin dëshiron të tregojë të kundërtën e asaj që tha Mozzik gjithsesi mbetet për t’u parë në vazhdim se çfarë do të ndodhe me ata të dy.

Kujtojmë se Mozzik në një intervistë të pak javëve më parë, tha se me Loredanën takohet shpesh për hir të vajzës dhe se nuk janë rikthyer bashkë, pavarësisht zërave që thonë të kundërtën.

Link: https://www.instagram.com/p/CJy4_8fKGg8/

loredanna, Mozzzik

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG0ZBdUFxjT/https://www.instagram.com/p/CH7hWYAlScH/