Home ShowBiz Puthje, përkëdhelje dhe momente intime, ja çfarë ndodhi në takimin e Anës me Fationin
Puthje, përkëdhelje dhe momente intime, ja çfarë ndodhi në takimin e Anës me Fationin
0

Puthje, përkëdhelje dhe momente intime, ja çfarë ndodhi në takimin e Anës me Fationin

0
0

Ana e dytë që vazhdon ende të jetë në “Përputhen” ka realizuar një takim me Fationin.

Ata realizuan një takim ndryshe duke shkuar në një qëndër Paint Ball-i, të veshur me rroba ushtarake dhe armë në duar.

Gjatë takimit mes tyre pati disa momente intime ku Fationi i është afruar disa herë e më pas që të dy nuk kanë humbur asnjë moment për të flirtuar, për tu prekur apo ledhatuar me njëri tjetrin.

E duke nisur nga mënyra se si kanë flirtuar me njëri tjetrin gjatë gjithë takimit të krijohet përshtypja se mes tyre po lind diçka, por gjithçka mbetet për t’u parë në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat mes tyre.

Kujtojmë se Fationi u afrua fillimisht me Anën e parë, më pas pati disa takime mjaft të nxehta me Melisën, ndërsa tashmë duket se po provon të njihen më shumë me Anën.

Link: https://www.instagram.com/p/CJytwAfh_1r/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJy8hyRhrLv/