Aktori i famshëm turk Can Yaman nuk është më single.
Mediat italiane kanë publikuar disa foto ku ai shfaqet duke u puthur me prezantuesen e njohur italiane Diletta Leotta.
Can ishte në Romë dhe duket se këto ditë i ka kaluar nën shoqërinë e prezantueses italiane në një prej hoteleve më të famshme në Romë.
Këtë e dëshmojnë edhe fotot e përbashkëta nga i njëjti hotel në kryeqytetin italian.
Ndërkaq lajmin është zbuluar fillimisht nga një moderatore në një radio italiane e cila nuk e zbuloi burimin e lajmit, por tha se mes tyre kishte lindur një romancë dhe lajmi ishte i vërtetë.
Më pas revista “Chi” ka zbuluar me foto romancën e dyshes të cilët janë kapur në momente intime duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri tjetrin.
Ata të dy kanë qëndruar bashkë në Romë deri ditën e dielë.
Më pas Can është nisur për në Turqi, ndërsa moderatorja ka vijuar punën e saj në stadium për të raportuar mbi ndeshjen Roma Inter.
Link: https://www.instagram.com/p/CJ6j-jJLPMf/
Link: https://www.instagram.com/p/CJ1FhDvBf0c/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJEhAX5hSxn/