Home ShowBiz Të veshur të dy me të kuqe, Arbana ndan foton më të bukur të Jonit me Diellin
Të veshur të dy me të kuqe, Arbana ndan foton më të bukur të Jonit me Diellin
0

Të veshur të dy me të kuqe, Arbana ndan foton më të bukur të Jonit me Diellin

0
0

Arbana Osmani është një prej moderatoreve më të dashura për publikun, të cilën e shohim herë pas here të ndajë me fansat dhe miqtë e saj në rrjetet sociale detaje nga jeta e saj private dhe profesionale.

Gati tre muaj më parë ajo u bë nënë e një djali me partnerin e saj Eduard Grishaj.

Dielli siç vendosën ta quanin vogëlushin është një tjetër bekim në familjen e saj, pasi ai është fëmija i dytë i moderatores që është bërë nënë për herë të parë, para disa vitesh.

E ndërsa ajo i ka dhuruar Jonit një vëlla, të gjithë e pyesin nëse a është bërë ndopak xheloz për të vëllain.

Arbana ka postuar një foto shumë të bukur të dy djemve të saj, të shtrirë në një shportë pranë njëri tjetrit dhe të dy të veshur me të kuqe.

Krahas fotos ajo shkruan se në fakt Joni nuk është bërë edhe aq xheloz për vëllain.

Ndërsa në një tjetër rast shpjegon se fillimisht është ndjerë keq për Jonin dhe mundohej që ti kushtonte sa më shumë kohë, më pas për Diellin e kështu me rradhë, deri sa kuptoi që nuk kishte më kohë për veten.

Megjithatë ajo tregon se balancat gjenden, avash, avash, por në një moment gjenden.

arbana, joni

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGDZeDHAtVI/