Home ShowBiz “Çohu dhe ik”, Bora reagon pas ngritjes së zërit me Ledianën, “Nuk mund të vish në emision…”
“Çohu dhe ik”, Bora reagon pas ngritjes së zërit me Ledianën, “Nuk mund të vish në emision…”
0

“Çohu dhe ik”, Bora reagon pas ngritjes së zërit me Ledianën, “Nuk mund të vish në emision…”

0
0

Lediana njëra prej vajzave të “Përputhen” zhvilloi një takim me Mevlanin dhe në momentin kur mendonte se ishin fikur kamerat ajo vendosi ta përqafonte.

Kur e kuptoi që kamerat në fakt nuk ishin fikur ajo filloi të ngrinte zërin duke thënë se nuk do të donte që të transmetohej një gjë e tillë, ndërsa e konsideroi si thikë pas shpine.

Ky moment është diskutuar edhe në studio, ku Bora i ka ngritur zërin Ledianës duke i thënë që të çohej dhe të ikte nëse mendonte kështu për produksionin.

Në këto kushte ajo ka vendosur që përmes një statusi të gjatë në instastory të shpjegojë se çfarë ndodhi dhe gjithashtu të kërkojë ndjesë për tonin e lartë të zërit.

Ajo tha se ky emision është shumë i vështirë dhe se të gjithë bashkë kanë bërë një punë shumë të madhe për të patur këtë sukses dhe se është e padrejtë që dikush të vijë vetëm për përfitimet që jep ku emision.

Bora ka kërkuar më pas ndjesë për tonët e larta, ndërsa shtoi se do të donte që Lediana të vazhdonte të ishte pjesë e emisionit nëse  vetë ajo e ndjen që mund të jetë pa filtra dhe ti tregoj publikut se kush është në të vërtetë.

boraa

Link: https://www.instagram.com/borazemani/

Burimi i fotos:  https://www.instagram.com/p/CJ_0PEsBBOt/https://www.instagram.com/p/CKJ6HgDhSp7/