Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi janë padyshim një prej çifteve më të këndshëm të showbizit.
Ata të dy janë bekuar së fundmi me një vajzë dhe shpesh herë i shohim teksa ndajnë me fansat në rrjetet sociale, momentet më të bukura së bashku me të voglën e tyre.
Aktorja ka qenë së fundi e ftuar në Prive ku ka zbuluar detaje nga lidhja e tyre.
Ajo thotë se puthjen e parë e kanë thënë në prill të 2015, dy muaj pas takimit të parë.
Ndërsa popozimi erdhi në shkurt të 2019 në Prishtinë dhe ishte shumë i veçantë.
Konkretisht Besniku i kishte thënë që duhej të improvizonin një skenë midis burrit dhe gruas për t’ja dërguar një mikut të tyre me synim që të fitonin rolin.
Jonida tregon se fillimisht ka marrë një letër në dorë që ishte shkruar për të, e ka lexuar dhe më pas kur kthehet shikon Besnikun të ulur në gjunjë me unazën në dorë.
Aktorja tregon se nuk e priste dhe është hutuar aq shumë, por sigurisht që tha po.
Ajo ka treguar gjithashtu edhe moment shumë qesharak të herës së parë që janë takuar për darkë.
Jonida ka treguar se është vonuar pak dhe Besniku që i kishte humbur shpresat hëngri në shtëpi dhe gjatë darkës nuk ka ngrënë asnjë gjë, ndërsa aktorja po hante gjatë gjithë kohës.
Në qershor të vitit të kaluar, Jonida dhe Besniku u bënë prindër të Emit që e shtoi edhe më shumë lumturinë në familjen e tyre.
Link: https://youtu.be/oVIg2Z3EBmI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJeJGIyMsXV/