Home ShowBiz Joni i mëson Diellit legot, Arbana: “Do na grijë nga lekët…”
Joni i mëson Diellit legot, Arbana: “Do na grijë nga lekët…”
0

Joni i mëson Diellit legot, Arbana: “Do na grijë nga lekët…”

0
0

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë bërë prindër të një djali në tetor të vitit që shkoi.

Ata vendosën ta quajnë vogëlushin Diell dhe deri tani kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale disa video e foto të këndshme të tij, por pa e zbuluar portetin.

Arbana ndërkohë është nënë gjithashtu edhe një djali tjetër nga martesa e parë.

Joni siç e ka treguar shpesh herë moderatorja është shumë i apasionuar pas legove dhe duket se këtë dëshirë të tij, po ja transmeton edhe vëllait të vogël.

Arbana ka postuar një foto të dy djemve të saj, përpara legove dhe krahas fotos moderatorja shkruan: “Do na grijë nga lekët me këto legot edhe ky tjetri më duket”,  ndërsa i bën tag Eduartit.

Arbana ka postuar gjithashtu edhe një video shumë të këndshme të djemve, ku Joni ka kapur dhe po shtrëngon fort dorën e vëllait të vogël.

arbanana

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKJiqMTgKhK/