Home ShowBiz Arbana poston videon më të bukur me Diellin, vogëlushi luan me të ëmën
Arbana poston videon më të bukur me Diellin, vogëlushi luan me të ëmën
0

Arbana poston videon më të bukur me Diellin, vogëlushi luan me të ëmën

0
0

Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj janë bërë prindër të një djali në tetor të vitit që shkoi.

Ata e quajtën vogëlushin Diell dhe që prej momentit që erdhi në jetë e deri më sot, herë pas here i shohim të ndajnë foto dhe video me të voglin e tyre.

Këtë herë Arbana së bashku me djemtë dhe Eduardin kanë shkuar në Bogë për të kaluar disa ditë pushime.

Moderatorja ka ndarë me ndjekësit në instagram disa foto dhe video shumë të këndshme, ndërsa në njërën prej tyre protagonist është Dielli me dorën e tij të vockël që drejtohet në varesën e të ëmës.

Arbana mban në qafë një varëse, dhuratë nga partneri pas lindjes së djalit në të cilin janë shkruar emrat e djemve të saj dhe Dielli, me dorën e vogël po kap shkronjat e varëses.

Moderatorja më pas i kap dorën vogëlushit të saj dhe ndërsa qesh e kap për ta puthur.

Kjo video është padyshim videoja më e bukur e saj me Diellin që sapo na i zbukuroi ditën.

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIQSirjAVzi/