Home ShowBiz Rikthehet fuqishëm Sabri Fejzullahu, Emracom zbulon emrat dhe bashkëpunimet e rradhës
Rikthehet fuqishëm Sabri Fejzullahu, Emracom zbulon emrat dhe bashkëpunimet e rradhës
0

Rikthehet fuqishëm Sabri Fejzullahu, Emracom zbulon emrat dhe bashkëpunimet e rradhës

0
0

Legjenda e muzikës, këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu është rikthyer sërish në shtëpinë nga ku ka sjellë shumë prej këngëve që janë shndërruar në hite dhe  vazhdojnë të jënë të pavdekshme.

Ai ka njoftuar përmes një statusi në instagram se do të jetë nën menaxhimin e Emracom, një prej produksioneve më të fuqishme që gjithmonë ka menaxhuar emra të njohur të muzikës dhe që ka sjellë përherë hitet më të bukura nga artistët më në zë të të gjitha kohërave.

Ai ka postuar në llogarinë e tij në instagram një foto së bashkë me Emrush Thaçin, themeluesin e Emracom, krahas së cilës shkruan: “Vazhdoj të jem aty ku kam qenë me Emracom tek Z. Thaçi, aty ku ndjehem më së miri”

Ndërkohë vetë Emrush Thaçi ka pohuar ekskluzivisht për Arkiva News se këngëtari ka gati disa këngë dhe bashkëpunime me emra të njohur të muzikës.

Ai do të sjellë shumë shpejt një duet me të birin Ermal Fejzullahun si dhe një tjetër me Sinan Vllasaliun, veç tyre ai do të publikojë shumë shpejtë edhe tre këngë single.

sabri fejzullahu

sabriu

Link: https://www.instagram.com/p/CK1-aEalV2E/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_azmCUF0D7/